amna twitter
amna facebook
EKONOMI

Rënie në bursat europiane

AMNA/- Bursat europiane po regjistrojnë rënie të konsiderueshme dhe euro po bir në nivelin më të ulët të katër muajve të fundit, pas dështimit të përpjekjeve në Athinë për krijimin e një qeverie të re, fakt që ka rritur edhe më shumë shqetësimin e investitorëve për rrezikun e daljes së Greqisë nga zona e euros.

Indeksi eurooian i aksioneve Eurofirst 300 ka shënuar rënie 1,49%, teksa gjithë në gjithë bursat e mëdha kursi i lëvizjes është negativ.

Indeksi DAX në Frankfurt regjistroi humbje 1,60%, CAC në Paris – 1,94% dhe indeksi FTSE në Londër, - 1,46%.

Euro ra në 1,2878 dollarë, niveli më i ulët që nga 23 janari.

Një “pikikatë” me – 3,03% ka shënuar deri në mesditë edhe Bursa e Athinës.


© ANA-MPA SA. Të drejtat e autorit i përkasin AMNA SH.A. Ndalohet riprodhimi nga vizitorët e web site-it.
  • Lajme

prn_newswire business wire eana