Venizelos: “Kushti i vetëm, qëndrimi i Greqisë në euro”
AMNA/- kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos ka paralajmëruar se takimi i tij me Aleksis Tsipras sot pasdite, do të jetë substancial, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin propozimin e socialistëve për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar.
Venizelos tha se në këto momente lipset “nga lidershipi politik gjakftohtësia maksimale, përgjegjshmëri, mirëbesim dhe finskikëri, të cilat për fat të keq munguan në të kaluarën dhe nuk janë shfaqur deri më tani”.
“Zoti Tsipras le të presë takimin që do të kemi, i them që tani se do të jetë një takim tepër substancial”, theksoi kryetari i PASOK-ut, duke shtuar se “ne shtruam vetëm një kusht: Të mos gjendet Greqia jashtë euros, të shkojnë gjërat drejt më të mirës dhe jo drejt më të keqes për qytetarët”.
© ANA-MPA SA. Të drejtat e autorit i përkasin AMNA SH.A. Ndalohet riprodhimi nga vizitorët e web site-it.
More News
-
Lideri i Demokracisë së re Antonis Samaras ka shprehur vlerësimin se me vendimin e eurogrupit Greqia ka fituar kohë dhe hapësira për të dalë nga kriza.









