amna twitter
amna facebook
POLITIKE

Samaras: Tsipras nuk don krijimin e qeverisë

AMNA/- Kryetari i Demokracisë së Re Antonis Samaras, ka ndërmarrë një sulm të ashpër kundër Aleksis tsipras vetëm pak orë pas takimit që kishin patur. Në thelb, Samaras e akuzon Tsiprën se synon kthimin e Greqisë në monedhën e dhrahmisë.

Sipas Samaras, Tsipras “don thjesht të krijojë një front të majtë antieuropian” dhe paralajmëroi se do të gjejë përballë frontin proeuropian të qendrës së djathtë.

Duke përsëritur se ai vetë respekton verdiktin e popullit grek dhe se nuk dëshiron që vendi të shkojë sërisht në zgjedhje, Antonis Samaras e akuzoi Tsipra-sin se me deklarat e tij po bën të pamundurën që të mos krijohet qeveri.

“Kushdo që përdor rezultatin e zgjedhjeve për të shkatërruar vendin, duhet të dijë se populli në asnjë rast nuk i dha një mandat të tillë. Tsipras më kërkon që të vendos firmën time në shkatërrimin e Greqisë dhe këtë nuk kam për ta bërë”, theksoi Samaras.


© ANA-MPA SA. Të drejtat e autorit i përkasin AMNA SH.A. Ndalohet riprodhimi nga vizitorët e web site-it.
  • Lajme

prn_newswire business wire eana