Trojka do të pranojë zgjatjen e programit
AMNA/- Trojka do të bjerë dakord për zgjatjen deri në vitin 2015 të programit të axhustimit të financave publike në Greqi, ndërsa FMN është gati të kontribuojë me 8,2 euro, theksoi kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos në intervistë për televizionin ANT1.
Venizelos tha se zgjatja e afatit kohor të programit do të lejonte përshtatjen me më shumë normalitet, pa u prekur shtresat me paga dhe pensione të ulëta dhe pa reduktime horizontale, në masën që do të zbatohen ndryshimet strukturore dhe do të reduktohen shpenzimet e tepërta buxhetore.
Kryetari i PASOK-ut tha se nëse shkatërrohet ngrehina e vendit, nuk do të shpëtojë asgjë, ndlrsa duke iu referuar atyre që e konsiderojnë të mirëqenë qëndrimin e Greqisë në euro, tha se mundet që partnerët të marrin përsipër borxhin borxhin grek dhe ta lënë vendin që të financojë shpenzimet e veta nga grumbullimi i tatimeve. Sipas Venizelos, një gjë e tillë do të kishte ai pasojë uljen në masën 50-60% të pagave dhe të pensioneve, duke theksuar se këtë nuk e thotë për kërcënim, por thjesht për të pasur njerëzit dijeni.
© ANA-MPA SA. Të drejtat e autorit i përkasin AMNA SH.A. Ndalohet riprodhimi nga vizitorët e web site-it.
More News
-
Përfundimi i procesit PSI është hapi i parë drejt rikthimit të kreditimit bankar.









