amna twitter
amna facebook
Life In Greece

Olympiakos prezanton Xavier Saviola-n

Lajmi i fundit: 11:08

ANA-MPA/- Olympiakos ka prezantuar futbollistin e njohur Xavier Saviola, që do të vazhdojë karrierën e vet me “bardhekuqtë” e Pireut.

Sulmuesi argjentinas shprehu kënaqësinë për transfertën e tij te Olympiakosi, ndërsa theksoi se është i vendosur që të punojë me qëllim që publiku të mbetet i kënaqur nga lojërat e ekipit dhe pireotët të bëjnë diçka më shumë në Champions League.

Lidhur me motivet që e shtynë të pranojë ofertën e Olympiakosit, Saviola tha se kishte stimuj të ndryshëm, por më i rëndësishmi ishte “që të ndihmoj përshkak të përvojës së kam. Jam i vendosur që të punoj e të ofroj, me qëllim që publiku të kënaqet nga futbolli ynë dhe që të mundim të bëjmë diçka më shumë në Europë”.

I pyetur se përse vendosi të zgjedhë kampionatin grek, që nuk është nga më të mirët në Europë, Saviola tha: “Që nga momenti i parë që filluan bisedimet me Olympiakosin, e shihja si një klub të madh. Pastaj, rol të madh në vendimin tim luajti fakti i pjesëmarrjes në Champuions League, që është një stimul i madh. Gjithashtu luajti rol trajtimi i drejtuesve të Olympiakosit, që treguan se sa shumë duan të më kenë në ekip”.


© ANA-MPA SA. Të drejtat e autorit i përkasin AMNA SH.A. Ndalohet riprodhimi nga vizitorët e web site-it.
  • Lajme

prn_newswire business wire eana